Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, e cilëson si jozyrtare vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bosnjë e Hercegovinë.
Sipas Halitit, vizita e kryeministrit nuk është zyrtare përderisa nuk është takuar me tri komunitetet atje. Madje thotë se nuk ka rol për shqiptarët të cilët jetojnë atje.
“E para, Kurti nuk është thirrur për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë për t’u takuar zyrtarisht me shtetin, sepse rregullat atje janë të tilla që tri komunitetet me qenë së bashku në takim. Me sa e lexova Kurti është ftuar nga një organizatë joqeveritare që merret me kulturë, por në kuadër të kësaj meqenëse përfaqësuesi i Listës Serbe nuk është pajtuar që të jetë Kurti në atë takim, ka dështuar edhe takimi zyrtar ku është ftuar, pra ka dështuar një samit”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.