Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në studion e emisionit “Info Nata” në Tëvë1 ka dhënë detaje të pathëna rreth sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Haliti thotë se sulmi është organizuar nën komandën e kryeterroristit Millan Radojiçiq.
Madje, ai deklaroi se Radojiçiq në natën kritike të 29 nëntorit kur ndodhi sulmi terrorist gjatë tërë ditës nga Kopaoniku “ka qenë me telefon në vesh” duke e komanduar organizimin e sulmit.
Haliti dha edhe detaje të padeklaruara më parë rreth eksplozivit që dëmtoi kanalin kryesor të ujit, duke dëmtuar infrastrukturën kritike.
“Eksplozivi ka qenë plastik, prodhim serb, fitili ka qenë plastik që nuk depërton në ujë në atë, prodhim serb. Fitili ka qenë 25-30 metra i gjatë se kur është ndezë me pas hapësirë kohore për me ikë ata nga vendi i ngjarjes. Eksplozivi është vendos me mençuri… është vendosur në ujë për me ia hup fuqinë krismës, për mos me u dëgjua shumë jashtë territorit”.