Kandidati i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Xhafer Tahiri ka thënë se legjislatura e Kuvendit të Kosovës ka dështuar që të përmbushë agjendën e vetë legjislative.
I ftuar në emisionin “Ditari” në tëvë1, ai ka thënë se kjo legjislaturë ka aprovuar 15% të planit legjislativ në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.
Ndërkaq, lidhur me projektligjet e miratuara në Kuvend, Tahiri i cilëson për fushatë elektorale.