Shkruan: Milazim Krasniqi
Para pak ditësh kremtuam 28 nëntorin, ditën e pavarësisë së Shqipërisë, e cila është data më e rëndësishme në historinë e kombit tonë. Meqë ne ende nuk e kemi një histori të shkruar dhe të verifikuar të kombit tonë, ne nuk e kemi vlerësimin e plotë të rëndësisë së kësaj date për fatet e kombit tonë, të cilat do të mund të ishin edhe më fatale nga sa qenë, po të mos ishte proklamuar atë ditë.