Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është e përcaktuar drejt integrimit euroatlantik.
Ai këtë e ka thënë në takimin e zhvilluar me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ku tha se kanë diskutuar për situatën aktuale të Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke u përqendruar veçanërisht në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Si vend e shoqëri jemi përcaktuar drejt integrimit euroatlantik, e rruga më e sigurt për realizimin e këtij integrimi është anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional. Gjenerali Terras, me përvojën e jashtëzakonshme ushtarake dhe diplomatike, e kupton më mirë se kushdo tjetër rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe nevojën për partneritet të fortë me Bashkimin Evropian, për çka dhe i jemi falënderues për mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë ai.