Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, është bërë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Prezantimi i tij është bërë nga kreu i partisë, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Demhasaj do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
”Arton Demhasaj bashkohet me ne si kandidat për deputet. Ka punuar për 16 vjet si aktivist në shoqërinë civile. Ka qenë bursist i Ambasadës amerikane në programin për transparencë dhe llogaridhënie në qeverisje. Po ashtu, ka qenë i angazhuar për 10 vjet si analist në televizionet nacionale”, tha Haradinaj gjatë prezantimit.