Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka deklaruar se bota është përball një kërcënimi real për luftë, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të NATO- s dhe Rusisë.
Kulla tha se për dallim nga një vit më parë, tash vendet e këtyre shteteve flasin për një luftë reale.
Reklamë
ADVERTISEMENT
“Ndërkohë tani jemi përball një kërcënimi real i cili nuk vjen për shkak të luftës në Ukrainë, por vjen edhe për shkak të gjakrave të nxehura dhe debatit të ngritur, tashmë fjalët flasin për një shumë hipotetik dhe për një luftë një konfrontim të drejtpërdrejt, pra nëse para një viti ose para dy vitesh këtu flisnin për hipoteza tashmë drejtuesit më të lartë të shteteve apo të këtyre organizatave flasin për një luftë të drejtpërdrejt”, ka deklaruar Kulla në emisionin “MATRIX” në Tëvë1.
Madje ai thotë se kryeministri britanik ka thënë se do të shkon në zgjedhje të përshpejtuara, pasi që u takon qytetarëve të vendosin se çfarë qeverie do të ketë Anglia.
“Më lejoni të iu them se kryeministri aktual britanik, ditën që shpalli zgjedhjet e parakohshme në Britaninë e Madhe në mbledhjen e tij të mbyllur, pra të partisë tha se ne do të shkojmë në zgjedhje të përshpejtuara, pasi u takon qytetarëve të vendosin nëse çfarë qeverie do të kemi nëse vendi shkon në gjendje lufte dhe nuk më takon mua të marr përsipër shkatërrimin e vendit pa pasur një mandatë demokratikë….” tha Kulla me Mehmet Kalisin në Tëvë1./teve1.info/