Shkruan: Ardian Bajraktari
Për rastin Hajrizi, përgjegjësia është e shtetit dhe është në dy drejtime.
E para është se një person edhe përkundër faktit që me vite ka qëndruar në burg, nuk ka arritur të risocializohet, pra aspekti kryesor i qëllimit të dënimit, risocializimi ka dështuar të arrihet.
E dyta, nuk janë analizuar mjaftueshëm rrethanat përkatësisht faktorët për vlerësim të rrezikut dhe të nevojave, si dhe planifikimi i ekzekutimit të dënimit.