Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka anuluar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 24 nëntor, transmeton Anadolu.
Gjykata tha se është marrë vendimi për anulimin e rezultateve të raundit të parë dhe është kërkuar rifillimi i procesit zgjedhor.
Në njoftimin e gjykatës theksohet se duhet bërë një planifikim i ri për zgjedhjet presidenciale.